27 Dhjetor 2024

Judah: Pa lejen e Kosovës, Serbia nuk mund të hyjë në BE

Prishtinë, 27 korrik - Analisti britanik dhe njohësi i rrjedhave politike në Ballkan Tim Judah ka thënë se Serbia është ka mendon se fati i Kosovës është plotësisht në duart e tyre, por harrojnë faktin se Kosova tani është plotësisht e pavarur.

“Ata harrojnë faktin se në të vërtet është Kosova ajo që e ka në dorë fatin e tyre. Pa arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, përkatesisht pa lejen e Kosovës, Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian”, thotë Judah.
 
Me ka habitur fakti që Qeveria e Kosovës, tani vendosi embargo kundër importit të mallrave nga Serbia dhe jo para disa vitesh. Kështu ka theksuar analisti britanik dhe njohësi i rrjedhave politike në Ballkan Tim Judah për të përditshmen serbe Danas.

Kam ardhur në përfundim që zyrtarët serb mendojne që fati i Kosovës ndodhet plotësisht në duart e tyre. Megjithate, thotë Judah, ata harrojne faktin se në të vërtet është Kosova ajo që e ka në dore fatin e tyre.

Ai thekson se pa arritjen e një marrëveshje me Kosovën, përkatësisht pa lejen e Kosovës, Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian. Vlera e eksportit të Serbisë në Kosovë nuk duhet nënvlerësuar, porosit Judah.

Në fund të fundit, çdo gjë që Serbia eksporton në Kosovë, mund të zëvendësohet nga importet e mallrave të vendeve të tjera, sado që ato mallra mund të jenë pak më të shtrenjta.

Nëse, kjo masë e Kosovës, zgjatë për një kohë dhe realizohet, ashtu siç duhet, shumë serb në Serbi, do të mbesin pa punë, për shkak të humbjes së këtij tregu.

 

Sipas Judh-ës, ky presion ndaj Serbisë, ka për qëllim të ushtrojë trysni tek Serbia për nënshkrimin e marrëveshjes për vulat doganore, por edhe t’i bëje me dije Serbisë se nuk është e gjithëfuqishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)