23 Dhjetor 2024

Judah: Kosova, rrezik nga izolimi politik

Prishtinë, 4 janar - Gazetari dhe analisti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Tim Judah vlerëson se në këtë vit rreziku më i madh është izolimi i rritur politik i Kosovës.

Ai deklaroi se nëse Kosova ngec me pjesën tjetër të rajonit, apo shtetet fillojnë të distancohet nga qeveria e re e Kosovës, pjesërisht nga pohimet e vjedhjeve zgjedhore, e pjesërisht për shkak të akuzave se Hashim Thaçi ka trafikuar organe njerëzore, kjo do të mund të kishte pasoja të paparashikuara.

Judah ka thënë bisedimet në relacion Beograd-Prishtinë duhet të jetë një nga ngjarjet me kryesore të vitit 2011, po ai nuk prek ndonjë lëvizje dramatike në zbutjen e relacioneve.

“Deri te një lloj bisedimesh do të arrihet gjithsesi, sepse të dyja palët janë nën presion. Ndoshta do të mjaftojë vetëm fillimi i bisedimeve. Një problem tjetër është se njerëzit në Bruksel dëshirojnë që bisedimet të fillojnë nga çështjet pak të rëndësishme, e më pas të kalohet ne ato çështje më të rënda politike”, ka thënë Judah për agjencinë ''Srna''.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)