Judah: Fundi i epokës së Gjukanoviqit
Londër , 18 gusht - Epoka e kryeministrit Milo Gjukanoviç, i cili ishte sundimtar i padiskutueshëm i Malit të Zi që nga vitet e 90-ta, po mbaron - vlerëson e përjavshmja londineze \"The Economist\" e që e transmeton edhe \"Vijesti\" i Podgoricës.
Në një artikull të titulluar \"udhëheqës i kopesë\" gazetari britanik Tim Judah thekson se kryeministri i Malit të Zi gjithnjë e më shumë po përballet me probleme të reja me koalicionin.
Revista e Londrës, në fakt, thekson se Gjukanoviqi, në këtë moment, problem më të madh po i bënë Partisë Social Demokratike (SDP), e cila është anëtare e vogël e koalicionit qeverisës, të cilën e udhëheqë Ranko Krivokapiq. Gjukanoviqi është duke i shkaktuar probleme edhe parlamentit të Malit të Zi, lider i së cilit është kryetari i SDP-së.
\"Partneri i tij i vogël, SDP, po sillet si parti opozitare, parlamenti ka rrëmbyer më shumë pushtet, ndërsa zyrtarët e Unionit Evropian janë duke kërkuar më shumë veprim kundër krimit dhe korrupsionit\", thuhet në tekstin e Tim Judës.
Bëhet me dije se Gjukanoviqi nuk e fshehu zemërimin kur foli për mosmbështetjen me rastin e rishikimit të buxhetit. SDP ka krijuar një shumicë të re me \"armiq të shtetit\" dhe dërgoi mesazh që dëshiron futjen e diktaturës parlamentare.
Kritikat e kryeministrit pasuan pasi qeveria, për shkak të refuzimit të deputetëve të opozitës dhe SDP, u detyrua të tërheq rishikimin e buxhetit i cili kishte paraparë lejimin e shlyerjeve të borxheve prej 61.000.000 kombinatit të Aluminit, Elektro Ekonomisë së Malit të Zi dhe kompanive ndërlidhëse energjetike në kurriz të qytetarëve.
Teksti i artikullit përkujton se Gjukanoviqi sjelljen e parlamentarëve malazez e quajti \"diktaturë e të paaftëve\".
\"Asnjë nga kjo nuk do të çojë në një rënie të pashmangshme të qeverisë së Gjukanoviqit. Ranko Krivokapic thotë se dëshiron ta siguroj ftesën për Malin e Zi në vitin e ardhshëm për anëtarësim në NATO, para se të mendoj të largohet nga qeveria. Mirëpo, këto janë sinjalet se epoka, në të cilën kryeministri Gjukanoviq ishte sundimtari i padiskutueshëm i Malit të Zi, po mbaron thuhet në tekstin e revistës së Londrës\" Economist \".
Revista londineze potencon që, edhe pse situata politike në Mal të Zi shumë ka ndryshuar, asnjë qeveri në Malin e Zi nuk u shkarkua në zgjedhje. Ndryshimi i qeverisë në zgjedhje, siç thuhet, pas pritjes me dekada të tëra më nuk është e i paimagjinueshëm.
\"Në prill (lideri i Frontit Demokratik) Miodrag Lekiq, një ish-diplomat për një qime floku korri fitore në zgjedhjet presidenciale ndaj Filip Vujanoviqit i cili kishte mbështetjen e Gjukanoviqit, thuhet në tekstin e Judës.
Ai përkujton edhe këmbënguljen e udhëheqësit të socialdemokratëve se Vujanoviq nuk është legjitim në funksionin e kryetarit të shtetit, sepse nuk kishte të drejtë për një mandat të tretë. Në zgjedhje, siç thuhet, ka ndikuar publikimi i transkriptit nga mbledhja e partisë së SDP të cilët e shkaktuan aferën \"Snimak\" (Inqizimi).
\"Këto zgjedhje kanë kaluar në shenjë të inqizimit i cili depërtoi në opinion në shkurt, në të cilin iqizim është dëgjuar Gjukanoviqi dhe liderët e partisë së tij me sa duket duke debatuar për të rregulluar zgjedhjet presidenciale duke abuzuar me paratë publike dhe punësimin në këmbim të një vote\", thuhet në \"Economist\", duke paralajmëruar se sjelljet e pandershme të gjithë akterëve politik e që ishin shumë të njohura, dhe \"atëherë doli ne shesh të hapur dhe më kjo gjë nuk ishte e mundur të injorohet\".
\"Është e lehtë të imagjinohet Gjukanoviqi se si gjatë rrugës deri në vendin e punës në mendje fishkëllen melodinë udhëheqësi i kopesë. (Leader of the pack, kënga e metal bendit Twisted sister). Padyshim njeriu i mbijetuar i politikës ballkanike i cili vendin e tij nga viti 1989 e udhëheqë nga një punë në tjetrën, i cili është vetëm 51 vjeçar, e ktheu shtetin e tij kah pavarësia nga Unioni me Serbinë, dhe nga atëherë kur Kroacia u bë anëtare e UE, Mali Zi është në rrugë të sigurt të jetë anëtari i ardhshëm, duke e tejkaluar Serbinë dhe katër vendet tjera ballkanike të cilat kanë të njëjtin qëllim ka nënvizuar Tim Judah.
Shkruan: Ismet Azizi