11 Janar 2025

Jovanoviq: Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës

Beograd, 17 shkurt - Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, u ka bërë thirrje të shtunën autoriteteve qeveritare në Beograd që të pranojnë realitetin e Kosovës.

“Politikanët kanë ikur nga e vërteta me vite, andaj edhe kemi ardhur në këtë pikë të rënies kombëtare... Serbia, më 1999, pas luftës me tërë botën, ka kapitulluar dhe ka humbur të drejtën për të administruar në Kosovë”, ka thënë Jovanoviq në një deklaratë të shkruar, transmetojnë mediat serbe.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mjafton që në Bruksel të pajtohen Thaçi dhe Daçiqi ose Nikoliqi dhe Jahjaga, porse është e nevojshme që të zbatohet politikë e re, e cila do të siguronte paqe të përhershme dhe normalizim reciprok të jetës së serbëve dhe shqiptarëve.

“Është mirë që qeveria bisedon në Bruksel, por është keq që për atë politikë nuk flitet në Serbi, sepse në këtë mënyrë u zvogëlohet e drejta qytetarëve që të kapërcejnë politikën e konfliktit, e cila ka shkatërruar jetët tona”, ka thënë Jovanoviq.

Jovanoviq është njëri nga zërat e rrallë që ka pranuar se Beogradi ka humbur të drejtën e qeverisjes në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)