23 Dhjetor 2024

Jovanoviq: Serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Beograd, 9 nëntor - Kryetari i Partisë Liberal Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviq ka deklaruar të hënë se serbët e Kosovës lypset të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, dhe nëse Qeveria e Serbisë nuk mendon ashtu duhet të kumtojë çka është alternativa për serbët në Kosovë.

 Me rastin e deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq se mendon se nuk janë krijuar kushtet që Qeveria e Serbisë tu bëjë thirrej serbëve të dalin në zgjedhje, Jovanoviq tha se partisë së tij nuk i pëlqen kalkulimi i Qeverisë së Serbisë e cila me qëndrimin e vet ndaj zgjedhjeve të Kosovës po e zhvlerëson ujdinë politike që e ka arritur me Bashkimin Evropian.

Do të doja që çdo kush, e sikur të mundja të përzgjedh nuk do të doja që ai të jetë Jeremiq, të thotë çka është alternativa për serbët e Kosovës”, ka cekur Jovanoviq dhe ka shtuar se shteti duhet të pushojë të udhëheq politikën e cila ka pasoja katastrofe, çmimin e së cilës po e paguajnë “ata që kanë mbetur në Serbinë e cila po bëhet gjithnjë e më e vogël”.

Jovanoviq ka nënvizuar se serbët e Kosovës duhet të dalin në zgjedhje, ta marrin përgjegjësinë për jetën e tyre dhe të bëhen partner me shqiptarët në zgjidhjen e një vargu problemesh.

“Të gjithë serbët e Kosovës lypset të marrin pjesë në zgjedhje e ky pushtet nuk ka të drejtë ti kushtëzojë dhe ti damkos sipas mënyrës që ka bërë deri më tash ashtu që nuk ofron kurrfarë alternative ”, ka thënë Jovanoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)