Jovanoviq reagon për dhunën në Medvegjë
Beograd, 23 nëntor - Asnjë reagim institucional nga kryeqytetet shqiptare Tiranë e Prishtinë për dhunën e policisë serbe nga shqiptarëve në Medvegjë.
Reagoi vetëm partia opozitare Vetëvendosje dhe në Serbi I vetmi subjekt politik që e ka dënuar dhe ka kërkuar hetime është partia e Cedomir Jovanovicit LDP.
Polici, për të cilin banorët e Medvegjës thonë se ka mbiemrin Cvetkoviq, me dorezën e armës zyrtare, duke bërtitur Shqiptarët ma kanë vrarë babanë, ka shkaktuar plagë trupore Sokol Ismajlit dhe fëmijëve të tij të mitur.
Sulmi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së familjes Ismajli, dhe kishte ardhur pas refuzimit të Sokolit për të shkuar të shuaj një zjarr në fshat, me arsyetimin se është i sëmur dhe nuk dëshiron të dal nga shtëpia.
MUP-i dhe prokuroria duhet të reagojnë në mënyrë adekuate duke hetuar rastin deri në fund, policin përgjegjës ta sanksionoj, dhe kështu qytetarëve tu dërgohet mesazh i qartë se institucionet shtetërore punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve, thuhet në reagimin e Komitetit për të Drejtat e Njeriut të LDP-së.
Policia serbe para pak ditësh torturoi familjen Ismajli në fshatin Gërbac të Medvegjës.