14 Maj 2024

Jovanoviq: Në veri të Kosovës operojnë kriminelët

Beograd, 6 tetor - Lideri i Partisë Liberal-demokrate serbe, Çedomir Jovanoviq kërkoi nga kryeparlamentarja serbe thirrjen urgjente të Komisionit për siguri të Kuvendit të Serbisë dhe këtë ta bëjë para arritjes në Beograd të ndërmjetësit evropian në dialog Robert Cooperit.

Jovanoviq tha se Serbisë i është shkaktuar dëm i madh, kurse kredibiliteti i vendit në BE dhe ë botë do të rrënohet shumë keq, në qoftë se nuk sqarohen menjëherë të gjitha shkaqet dhe elementet e konflikteve të javës së kaluar në Jarinje të Kosovës. 

“Opinioni publik serb me ditë të tëra i është ekspozuar dezinformatave dhe krijimit të atmosferës së zjarrit e tensionit nacional, me pohimet se gjoja në Jarinje është shtënë në qytetarë të paarmatosur, edhe pse ekzistojnë informatat se incidenti është shkaktuar me sjellje të dhunshme dhe me sulme fizike ndaj ushtarëve të KFOR-it nga grupi i ekstremistëve të armatosur serbë, të cilëve nuk u konvenon futja e procedurës së doganimit dhe të cilët shkaku i interesave të veta materiale kanë futur në konflikt edhe qytetarët e pafajshëm që jetojnë aty”, transmeton gazeta Blic fjalët e Jovanoviqit.

Lideri i liberal-demokratëve serbë tha se disponon me mjaft fakte për ngjarjen e 26 dhe 27 shtatorit dhe se ato fakte dallojnë në mënyrë drastike nga “faktet” që i servohen opinionit publik në Serbi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)