Jovanoviç: S'kemi çka kërkojmë në shek 21 me Rezolutën 1244
Beograd, 24 dhjetor - Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Cedomir Jovanoviç ka deklaruar se shoqëria nuk mund të gënjehet më dhe se "nuk kemi çka të kërkojmë në Shekullin XXI me Rezolutën 1244".
Urgjentisht na duhet pikë e re e mbështetjes në politikën e Kosovës. Në fillim si ide, e pastaj si koncept që do ti tërhiqte njerëzit, duke e ndryshuar kështu edhe orientimin e shtetit, ka thënë Jovanovic në një intervistë për Vecernje Novosti.
Vetëm kështu mund ta frenojmë rënien e lirë në të cilën gjendemi 22 vjet rresht. Nga Gazimestani, nga ku gjoja jemi nisur për ta kërkuar veten dhe Serbinë, deri te agonia me barrikadat në Kosovë, nga ne dhe Serbia kanë mbetur dy dekadave të budallallëkut dhe mungesës së skrupullit