08 Maj 2024

Jovanoviç: Serbët e veriut përsërisin metodat e Millosheviçit

Beograd, 20 tetor - Kryetari i Partisë Liberal Demokrate (LDP) në Serbi, ]edomir Jovanoviç deklaroi se komunat serbe në veriun e Kosovës po përsërisin metodat e Millosheviçit duke mohuar realitetin.

“Situata në veriun e Kosovës do të mbetet konfliktuale dhe e rrezikshme, pavarësisht negociatave të zhvilluara. Në çdo moment priten përleshje, sidomos në një situatë kur Beogradi nuk po dërgon porosi të qarta dhe nuk ndryshon politikën.\"

Situata në katër komunat serbe sipas tij janë si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të autoriteteve në Beograd.

\"Insistimi në kërkesat e pamundshme për tu arritur nga ana e këshilltarëve të këtyre komunave, përsërisin metodat e Millosheviçit për injorimin e realitetit”, deklaroi Jovanoviç, duke kritikuar vendimin e komunave serbe në veri, të cilët kërkuan kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe.

Ai ka theksuar se serbët në veriun e Kosovës janë viktima të papërgjegjëshmërisë së Beogradit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)