Jovanoviç kërkon të hiqen barrikadat

Beograd, 17 tetor - Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç kërkon heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Politika dhe të gjitha institucionet e tjera relevante në Serbi duhet që sot, pa justifikim, vonesa dhe zhvendosje të përgjegjësisë, që të ftojnë serbët në veriun e Kosovës që të tërhiqen nga barrikadat, në mënyrë që të mënjanohet ndërhyrja e KFOR-it dhe vuajtjet e njerëzve, ka thënë lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Cedomir Jovanovic.