23 Dhjetor 2024

Jovanovic: Beogradi të tërheqë rezolutën në OKB

Beograd, 10  gusht - Për pos liderëve nacionalist, në Serbi ka edhe nga ata politikanë që mendojnë ndryshe për sa i përket çështjes së Kosovës.

Për liderin e Partisë Liberal Demokrate të Serbisë, Beogradi zyrtar duhet të tërheqë rezolutën nga OKB-ja për Kosovën dhe duhet të ulet në një tryezë me politikanët serbë për hartimin e një rezolute të re, sipas të cilës të kërkohet zgjidhja e problemeve të serbëve në Kosovë.

Lideri i LPD-së, Cedomir Jovanovic, tha se Serbia duhet të ndryshojë qasjen politike ndaj Kosovës dhe për këtë është e domosdoshme që së pari të tërhiqet rezoluta të cilën Beogradi e ka proceduar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për shqyrtim në sesionin vjeshtor.

Ai tha se rezoluta duhet shkruar ndryshe, së pari duhet marrë pajtimin e partive parlamentare në Serbi, pastaj mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të ketë si qëllim zgjidhjen e problemeve të përditshme të serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Serbisë i duhet një politikë e re, që do të thotë angazhim maksimal në reformimin e politikës ekonomike, modernizimin e administratës dhe integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, njofton Telegraf.
Deklarata e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic, se bindja e shteteve për të përkrahur rezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është mision pothuajse i pamundur, sipas liderit të LPD-së, është alibi e tij për politikën e gabuar.

“Prej fillimit ëhstë ditur se rruga që po ndjekë Serbia është rrugë e humbjes, patriotizëm i rremë dhe demagogji. Ndërsa ne kërkojmë të ndiqet rruga e dialogut me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian me qëllim të përmirësimit të jetës së serbëve në Kosovë”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)