29 Dhjetor 2024

Jovanoviç: Barrikadat po i prodhon Beogradi

Prishtinë, 23 tetor - Kryetari i Partisë Liberal- Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviç ka akuzuar qeverinë e Beogradit se ka “prodhuar barrikadat në Kosovë, ashtu siç ka bërë 20 vjet më parë në Kroaci” dhe se është e paaftë që të propozojë zgjidhje në këtë hapësirë.

“Nuk është problem Kosova, problem është Beogradi. Problem është edhe presidenti ynë, të cilin duhet ta ndihmojmë”, ka thënë Jovanoviç në një takim të organeve drejtuese të partisë së tij.

Ai ka vlerësuar se “katër kryetarët e vetëshpallur të komunave në veri të Kosovës po e sfidojnë presidentin e shtetit”.

“Serbët në veri të Kosovës janë peng të pafuqisë së Beogradit, pasi qeveria nuk ka fuqi që të propozojë zgjidhjen”, ka thënë Jovanoviç, duke shtuar se zgjidhja për problemet në veri të Kosovës është përdorimi i planit të Ahtisarit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)