28 Dhjetor 2024

Jovanoviç: Barrikadat në dëm të serbëve

Beograd, 19 shtator - Lideri i Partisë Liberal Demokratike (PLD) në Serbi, Çedomir Jovanoviç deklaroi se Serbia nuk duhet të “kosovarizohet”, por të evropianizohet.

“Në rast se ne bllokojmë jetën në pjesën veriore të Kosovës, ne do të dëmtoheshim vetë nga këto bllokada, dhe gjithashtu do të dëmtonim serbët e Kosovës, ndërsa më pas edhe Serbinë”, deklaroi Jovanoviç.

Jovanoviç deklaroi se dalja nga kriza do të bëhej vetëm përmes një marrëveshje direkte midis Beogradit dhe Prishtinës me rregulla evropiane, garanci për jetë që relativizojnë rëndësinë e kufijve. Lideri i PLD nënvizoi se si bazë zgjidhje duhet të merret edhe Plani i Ahtisarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)