Josipoviç: Liderët e Ballkanit t´i lënë anash dallimet
Zagreb, 13 mars - Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç tha se ka ardhur koha që ish shtetet jugosllave t'i lënë anash dallimet që i kanë dëmtuar lidhjet që nga shpërbërja e federatës.
Këtë deklaratë presidenti kroat Josipoviç e bëri gjatë kohës që po vizitonte Slloveninë ku shtoi se liderët aktualë në rajon "nuk kanë të drejtë t'i lënë probleme të pazgjidhura gjeneratës së re".
Josipoviç viziton Slloveninë një javë para samitit BE-Ballkan, që synon përshpejtimin e integrimit të vendeve në Bashkimin Evropian.