10 Janar 2025

Josipoviç: Deklarata e Jeremiçit për Kosovën, e pritur

Zagreb, 22 korrik - Presidenti i Koracisë, Ivo Josipoviç, tha se deklarata e ministrit të jashtëm të Serbisë në largim, Vuk Jeremiç, për Kosovën, është e pamatur, duke pasur parasysh funksionin e tij të kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai u shpreh se qëndrimi i Kroacisë ndaj Kosovës është i definuar me faktin se Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne dëshirojmë raporte të mira me të gjitha vendet në rajon dhe përpiqemi që marrëdhënie të tilla të ndërtojmë edhe me Serbinë”, tha Josipoviç dhe shtoi se deklarata e Vuk Jeremiçit si ministër, ishte e pritur, sepse e tillë është politika e Serbisë ndaj Kosovës.

Këto komente Josipoviç i bëri pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, në Brione.

Zyrtari i lartë i OKB-së tha se deklaratën e Jeremiçit për Kosovën do ta komentoj pas bisedimeve me zyrtarët në Beograd.

“Statusi i Kosovës është i rregulluar në kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa deklaratën e Jeremiçit do ta komentoj gjatë vizitës në Serbi, pasi të bisedoj me të”, tha Ban Ki-Mun.

Vuk Jeremiç, që është zgjedhur kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se Kosova në OKB mund të hyjë vetëm kur ai do të jetë i vdekur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)