Jordanezët në protesta kundër korrupsionit
Aman, 29 qershor - Qytetarët jordanezë kanë protestuar kundër korrupsionit dhe kanë kërkuar luftë më serioze kundër këtij krimi në Jordani.
Lajmë është bërë i ditur nga kanali televiziv Al Alam i cili njoftoi se protesta në fjalë është zhvilluar të premten në rajone dhe qytete të ndryshme të këtij vendi duke përfshirë kryeqytetin Aman, Arbad, Kerk, Tufejla, Maan dhe Akabe.
Kërkesat kryesore të protestuesve kryesisht ishin lufta kundër korrupsionit, përshpejtimin e zbatimit të reformave politike, ekonomik dhe shoqërore, çmime stabile për artikujt ushqimorë, ulje të çmimit të lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike.
Të pranishmit në këto protesta gjithashtu kanë theksuar për heqjen e kufizimeve në sferën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe mediave si dhe formimin e një qeverie për shpëtim kombëtar të vendit me qëllim që të bëhet një mbikëqyrje e drejt dhe korrekte mbi procesin e zgjedhjeve parlamentare pas aprovimit të ligjit për zgjedhje.
Nga ana tjetër disa anëtarë të një grupi të quajtur Të liruarit e Kryeqytetit si dhe anëtarë të lëvizjes Vëllazëria Myslimane, pas namazit të së premtes, kanë organizuar një protestë në Aman, kryeqytetin e Jordanisë ku kanë kërkuar lirimin e të burgosurve politikë të cilët janë arrestuar gjatë protestave qytetare.