John Kerry zëvednëson sekretarën amerikane Clinton
Washington, 29 janar - Senatori amerikan John Kerry ka fituar mbështetjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit që të zëvednësojë sekretarën amerikane të shtetit Hillary Clinton gjatë mandatit të dytë të administratës së presidentit Barack Obama.
Senatori Kerry i cili ishte edhe kandidat për president në vitin 2004, ka mbështetjen e gjerë në Senat nga demokratët tjerë si dhe nga republikanët.
Kerry ka shërbyer për 28 vjetë në panelin për Marrëdhënie me Jashtë dhe ka udhëhequr me komitetin për katër vitet e kaluara.
Ai është i dekoruar si veteran i luftës në Vietnam. Presidenti Obama gjithashtu ka nominuar senatorin republikan të Nebraska-s Chuck Hagel, që të zëvendësoj Leon Pannetta-n në postin e sekretarit të mbrojtjes si dhe këshilltarin për siguri të vendit dhe për kundër-terrorizëm John Brennan në pozitën e drejtorit të CIA-s.