12 Janar 2025

John Kerry përgëzon arritjen e marrëveshjes

Washington, 19 prill - Sekretari i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se kjo marrëveshje për parimet e normalizimit të  marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kërkoi kompromise dhe kurajo politike nga të dyja palët.

“I inkurajoj të dyja palët që tani të zbatojnë në mënyrë ekspeditive dhe në tërësi të gjitha marrëveshjet e nxjerra përmes dialogut deri në ditët e sotme, në mënyrë që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe Serbi, të mund të ndërtojnë një të ardhme më paqësore dhe prosperuese”, thuhet të deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit.

Shefi i diplomacisë amerikane ka përgëzuar për punën e saj edhe baroneshën Ashton, duke thënë se lidershipi i saj dhe përkushtimi ishin thelbësor në arritjen e marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara sipas z. Kerry do të mbesin thellësisht të përkushtuara për të pare se popujt e Serbisë, Kosovës, dhe tërë rajonit, i kanë realizuar aspiratat e tyre për integrim në një Evropë të lirë, të tërë, dhe në paqë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)