John Kerry në pritje të zëvendësimit të Hillary Clinton
Washington, 16 dhjetor - John Kerryish-kandidat për president në SHBA është në pritje të dorëzimit të karriges së Hillari Clinton, shefe e departamentit amerikan të shtetit.
Më herët për zëvendësimin e Clinton si kandidat i mundshëm ishte propozuar Suzan Rais, përfaqësuesja e SHBA në OKB e cila nuk ka pranuar këtë post.
E prekur nga një virus intestinal, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është nën kujdesin e mjekëve. Si pasojë e dehidratimit, ajo ka humbur ekuilibrin dhe është përplasur në kokë.
Siç raporton Departamenti i Shtetit, kryediplomatja amerikane ndodhet aktualisht në shtëpine e saj. Disa ditë më parë, Clinton u detyrua të anuloje një tur në Marok, Tunizi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Burime nga Kongresi, që kërkuan ruajtjen e identitetit thanë se Clinton nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore të së enjtes, ku do të dëshmonte për sulmin e 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.
Në këtë sulm humbi jetën ambasadori amerikan, Kristofer Stivens dhe tre amerikanë të tjerë, pjesë e stafit diplomatik të Shteteve të Bashkuara.