09 Janar 2025

Joachim Gauck zgjodhët president i ri i Gjermanisë

Berlin, 19 mars - Ligjvënësit gjermanë zgjodhën ish-aktivistin gjermano-lindor të të drejtave të njeriut Joachim Gauck si presidentin e ri të vendit.

Kryetari i Parlamentit Norbert Lambert tha se 72 vjeçari Gauck mori 991 vota nga 1.232 gjithsej gjatë asamblesë së posaçme të ligjvënësve kombëtarë dhe rajonalë që u mbajt sot.

Rivali i tij, 73 vjeçari Beate Klarsfeld mori 126 vota.

Gauck ka qenë prift dhe kundërshtar i hapur u regjimit komunist.l Ai më pas u bë kreu i një agjencie federale që shqyrtonte dosjet e sigurimit komunist të Gjermanisë Lindore, Stasi.

Emërimi i tij në postin kryesisht ceremonial pason dorëheqjen e paraardhësit të tij Christian Wulff për shkak të një skandali korrupsioni.

Gauck, që nuk i takon asnjë partie politike kishte mbështetjen e Kancelares Angela Merkel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)