14 Janar 2025

Jevetiç, thirrje të zhvendosurve që të kthehen në Kosovë

Podgoricë, 12 mars - Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, i cili ndodhet për një vizitë dy-ditore në Malin e Zi, u takua sot me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi, Predrag Boskovic.

Jevtic dhe Boskovic në fillim të takimit diskutuan rezultatet e projektit të kthimit të personave të zhvendosur nga Mali i Zi në Kosovë, që implementohet me mjete e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Ministri Jevtic tha se bashkëpunimi i mirë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi ka dhënë rezultate të dukshme vitin e kaluar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi  filloi procesi i kthimit të refugjatëve në Kosovë nga Mali i Zi si dhe u realizuan të gjitha aktivitetet e planifikuara për vitin 2013, pikërisht siç është rënë dakord gjatë vizitës së kaluar të ministrit Jevtic në Podgoricë.

Ministri Boskovic gjithashtu u shpreh i kënaqur me mënyrën se si projekti është duke u zhvilluar.

Ai tha se Qeveria e Malit të Zi në kuadër të projektit të BE-së "housing" planifikon të ndërtojë shtëpi për personat e zhvendosur në Komunën e Niksicit dhe se projekte të ngjashme priten edhe në Podgoricë.

Ndërtimi i shtëpive do të ndihmojë trajtimin e çështjes së personave të zhvendosur të cilët duan të qëndrojnë në Mal të Zi. Ministri Boskovic informoi ministrin Jevtic me iniciativën e Qeverisë së Malit të Zi për të kryer regjistrimin e personave të zhvendosur, të cilët më pas do të kenë statusin e shtetasve të huaj me banim të përkohshëm ose të përhershëm në Mal të Zi.

Përgjigja për regjistrim është relativisht e dobët, dhe se ka rreth 40% të atyre cilët nuk i janë përgjigjur këtij regjistrimi.

Ai theksoi gjithashtu gatishmërinë e Qeverisë së Malit të Zi për të mbështetur  financiarisht të kthyerit, në kuptimin e asaj që të ndihmoi në blerjen e tokave në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit  ranë dakord se është e nevojshme që sa më shpejt të dërgohet një ekipi mobil i MPB-së të Kosovës i cili  do të punonte në atë që personat e zhvendosur në Mal të Zi të marrin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm me kosto minimale financiare rreth lëshimit të dokumentacionit.

Në fund të takimit ministri Jevtic dhe ministri Boskovic iu drejtuan mediave të pranishme me mesazhin se ata do të jenë të angazhuar në zgjidhjen së bashku të problemeve dhe bashkim të forcave në të ardhmen për të zgjidhur të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kthimin e personave të zhvendosur.

"Bashkëpunimi pozitiv i dy qeverive në projektin e kthimit është një shembull konkret se si forcat e përbashkëta mund të zgjidhin problemet e personave të zhvendosur. Ftoj të gjithë ata që janë të zhvendosur nga Kosova dhe banojnë në Mal të Zi, të kthehen në Kosovë, dhe se të dy qeveritë do të jenë të gatshme tu ndihmojnë atyre në këtë proces", tha Jevtic.

Në vazhdën e vizitave të tij, ministri Jevtic do të vizitojë nesër personat e zhvendosur nga Kosova të cilat  banojnë në qendrat kolektive në Sutomore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)