Jeremiq shkon në Afrikë kundër Kosovës
Adis Abeba, 26 janar - Ministri i jashtëm serb ,Vuk Jeremiq po merr pjesë në takimin e Këshillit të Unionit Afrikan në Adis Abeba.
Mediat serbe paralajmrojnë një varg takimesh që Jeremiq do ti ketë me diplomatët e kësaj pjese të botës, ndërsa temë qëndrore e bisedimeve dhe angazhimit të tij do të jetë qëndrimi i këtyre vendeve ndaj pavarësisë së Kosovës, në veçanti i atyre që ende nuk kanë qëndrim të qartë për këtë çështje.
Nga gjithësejt 54 shtete antare të Unionit Afrikan, 16 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa 38 ende nuk e kanë bërë këtë.