Jeremiq: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa pajtimin e Serbisë

Beograd, 19 tetor - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se nuk do të jetë e mundshme gjetja e zgjidhjes së qëndrueshme për Kosovën, pa pajtimin e Serbisë, e cila mbështetet fuqishëm nga Rusia.
Nuk do të jetë e mundshme të gjendet zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën, pa pajtimin e plotë të Serbisë dhe kjo, me gjasë, nuk do të ishte kështu, nëse nuk do ta kishim mbështetjen e fortë dhe të pakushtëzuar të Rusisë, tha Jeremiq, pas një takimi ekonomik të Serbisë dhe Rusisë në Beograd.