Jeremiq: Nuk e pranojmë Kosovën, kërkohet kompromis
Beograd, 22 qershor - Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës, por një kompromis, që do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët, do të mund të arrihej për statusin e Kosovës, tha ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, në Këshillin e Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë.
Asnjë udhëheqje demokratike serbe kurrë nuk do të jetë në gjendje ta akomodoj, pavarësinë e Kosovës, tha Jermiq mbrëmë në Vjenë, dhe shtoi se do tu rezistojmë përpjekjeve për të na detyruar ta bëjmë këtë, natyrisht në mënyrë paqësore.
Sipas tij, kompromisi që do të mbështetej nga të gjitha palët, është e vetmja mënyrë për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të vazhdueshme.