Jeremiq-Lavrov diskutojnë për Kosovën
Beograd, 15 dhjetor - Mediet serbe raportojnë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq sot do të qëndrojë në Moskë, ku do të takohet me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, ndërsa temë e bisedime do të jetë edhe Kosova.
Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë kanë thënë për mediat ruse se bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve në planin ndërkombëtar dhe çështja e Kosovës, do të zënë vend kryesor në takim.