22 Dhjetor 2024

Jeremiq: Kosova është Jerusalemi serb

Beograd, 30 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, në një intervistë për numrin e nesërm të javores ”Der Spiegel”, ka thënë se mund të parashikohen kriza në të ardhmen dhe se çmimi gjeopolitik do të jetë i lartë, nëse Bashkimi Evropian harron Ballkanin Perëndimor.

Në pyetjen nëse kjo duhet të merret si kërcënim, Jeremiq tha se me një gjë të tillë “nuk po thotë se në Balllan do të vijë shumë shpejt deri të shpërthimi”, porse “Serbia dekurajohet kur dëgjon se pas hyrjes së Kroacisë në BE, në vitin 2011, duhet të pasojë një pauzë”.

“Do të ishte një gabim fatal nëse nuk vazhdon procesi i zgjerimit të BE-së. Serbia nuk duhet të detryohet që të zgjedhë në mes të anëtarësimit në BE dhe Kosovës. Do të mashtrohen ata që mendojnë se Serbia në këtë rast do të zgjedhë Evropën”, u shpreh Jeremiq.

Duke thënë se “Kosova, në një formë, është Jerusalemi serb”, Jeremiq deklaroi se Beogradi “nuk i pranon vendimet e njëanshme të qeveritarëve në Prishtinë”, porse “është i gatshëm për negociata mbi kompromiset që garantojnë stabilitetin e gjithë rajonit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)