22 Dhjetor 2024

Jeremiq: GJND nuk do të jetë fundi i luftës së Serbisë

Beograd, 15 korrik - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq duke reaguar ndaj lajmit se GJND do ta publikojë mendimin këshilldhënës më 22 korrik, ka thënë se “ky do të jetë moment i të vërtetës për Prishtinën.”

Sipas bindjes së Jeremiqit mendimi i GJND do të jetë edhe vërejtje për ata në Prishtinë të cilët kanë menduar se me aktin e njëanshëm mund ti ndryshojnë normat e të drejtës ndërkombëtare.

Jeremiq u ka thënë gazetarëve se “kjo nuk do të jetë faza e fundit e luftës së Serbisë, sepse gjykata do t’ia dërgojë mendimin Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shqyrtim, kurse beteja për shumicën në institucionin e njëjtë do të jetë shumë më e vështirë, bile më e vështirë se ato të deritashmet” ka vlerësuar ai.

Prandaj kryediplomati serb pret se Serbia do ti ekspozohet “propagandës së rreptë e paranike dhe trysnive të shqiptare për të hequr por, sikurse ka thënë, shteti do ta ruaj urtësinë dhe do të vazhdojë rrugës që është nisur, e kjo është rruga paqedashëse dhe e luftës diplomatike, e armatosur me të drejtën ndërkombëtare për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe për arritjen e zgjidhjes kompromise për statusin ardhshëm të Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)