Jeremiq e falënderon Gabonin, që nuk e njeh Kosovën
Beograd, 24 maj - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, falënderoi ministrin e jashtëm të Gabonit,Pol Tunga, në mbështetjen që Gaboni po i jep Serbisë lidhur me Kosovën dhe theksoi se ky vend u ishte nënshtruar presioneve për njohjen e Kosovës.
Këto komente u bënë sot në Beograd, në një konferencë të përbashkët për shtyp, me çrast Jeremiq dhe Tunga, vlerësuan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë tradicionalisht të afërta.