22 Dhjetor 2024

Jeremiç: Zgjedhjet në veri të Kosovës, sjellin stabilitet në rajon

Beograd, 1 qershor - Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç ka përshëndetur ecurinë e zgjedhjeve lokale në Veri të Kosovës. Ai u shpreh optimist në prag të takimit të ministrave të jashtëm tëBE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit.


„Jam shumë i lumtur që zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe besoj se ato do ta stabilizojnë territorin, pavarësisht nga diferencat, që ekzistojnë në lidhje me statusin", tha Jeremiç të hënën në mbrëmje në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Berlin.

 Jeremiç pat mbajtur aty një fjalim për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë serbe nuk donte t’i komentonte rezultatet paraprake të zgjedhjeve, të cilat si qeveria e Kosovës, ashtu edhe Bashkimi Evropian i ka konsideruar të paligjshme, por shtoi:

„ Zyrtarët që do të dalin prej tyre do të bashkëpunojnë shumë ngushtë me të gjithë aktorët e rëndësishëm legalë në krahinë për të punuar në të mirë të të gjithë popullsisë brenda krahinës".

Optimist në prag të konferencë së Sarajevës

Jeremiç u shpreh optimist në prag të takimit të ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së dhe homologëve të tyre ballkanikë, që do të zhvillohet të mërkurën (2 qershor) në Sarajevë: "Jam i lumtur që kemi gjetur një mënyrë për të qenë atje, pa kompromentuar pozicionet kushtetuese të asnjërit, e sidomos atë të Serbisë."

Pyetjes se a do të takohet ai me ministrin e jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, Jeremiç iu përgjigj tërthorazi: "Të gjithë ministrat e jashtëm do të jenë atje, dhe ne do të shoqërohemi nga UNMIK-u dhe PSG (Institucionet qeverisëse provizore). Unë nuk e di, se a do të jetë zoti Hyseni, apo dikush tjetër në delegacionin e zotit Zannieri, por kushdo qoftë, unë do të bashkëpunoj me atë në kuadër të këtij takimi shumëpalësh", tha Jeremiç.

Jeremiç ishte takuar më parë me homologun e tij gjerman Guido Westerwelle. Por konferenca për media që ishte planifikuar me këtë rast ishte anuluar për shkak të dorëheqjes së befasishme nga posti të presidentit gjerman, Horst Koehler. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)