Jeremiç: Serbia nuk e tërheq rezolutën
Beograd, 6 shtator - Serbia vazhdon që të jetë kategorike në qëndrimin e saj ndaj mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se Serbia nuk planifikon ta tërheqë projektrezolutën për Kosovën, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe se është për atë se si do të jetë teksti i rezolutës e jo për tërheqjen e saj.
Diplomati i lartë serb ka thënë se nëse arrihet marrëveshje, mund të ketë kompromis, por jo tërheqje të rezolutës, duke shtuar se me anë të kësaj rezolute Serbia dëshiron t'u hapë rrugë bisedimeve të reja të cilat do të sjellin zgjidhje.
Gjatë një emisioni në kanalin e njohur ballkanik B92, ministri serb ka thënë se vendi i tij nuk planifikon ta tërheqë rezolutën, por po zhvillon bisedime intensive me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe BE-në, duke llogaritur aspiratat evropiane të Serbisë.