Jeremic: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën
Beograd, 11 dhjetor - Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, e ka përsëritur të shtunën se Serbia nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një interviste për Al Jazeera, nga ai është kërkuar që ta komentojë shqetësimin e Brukselit se Serbia nuk ndan objektiva të përbashkëta me BE-në rreth Kosovës, ndërsa shefi i diplomacisë serbe ka thënë se as të gjitha vendet e BE-së nuk kanë qëndrim të njëjtë rreth Kosovës, sepse pesë vende anëtare nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
Pesë anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën dhe kanë thënë se nuk do ta bëjnë atë as në të ardhmen, ka thënë Jeremiq, duke përkujtuar se po vazhdon dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se shpreson që të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke qenë se, sipas tij, dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve teknike, para së gjithash përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë.