Jeremiç: Nuk ka kushte që serbët të dalin në zgjedhje
Beograd, 8 nëntor - Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se ende nuk janë krijuar kushtet që qeveria serbe të ftojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.
Këto komente Jeremiç i ka bërë pas takimit me shefin e diplomacisë polake Radek Sikorski, ku ka thënë se nuk e paragjykon vendimin e qeverisë serbe, ndërsa ka pohuar se vendimi konkret do të jepet të enjten në mbledhjen e qeverisë.
Ai, megjithatë ka theksuar se e ka të vështirë të mendojë se qeveria do të sjellë një vendim për të ftuar serbet të dalin në zgjedhje.