18 Maj 2024

Jeremic: Nuk do ta njohim Kosovën

Beograd, 26 nëntor - Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka thënë tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm edhe për “ata që jugun e Serbisë e quajnë Kosovë Lindore”.

“Mu për këtë nuk do ta njohim Kosovën”, ka thënë Jeremic në ligjëratën në Royall Holloway të Universitetit të Londrës.

Kur një person, që nuk ishte student, e pyeti ministrin serb se kur Kosova u bë pjesë e Serbisë, ai u përgjigj se \"Kosova është bërë pjesë e Serbisë, kur Serbia u bë pjesë e Serbisë\".

Për Jeremicin precedent është edhe intervenimi i NATO-s më 1999.

\"Dymbëdhjetë vjet më vonë ne ende merremi me çështjen e Kosovës dhe ajo është ende larg nga zgjidhja. Na duhet shumë kohë ta bëjmë “detoksikimin” e ndarjeve dhe animozitetit politik që kjo ka shkaktuar”.

Jeremic tha gjithashtu se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës “është bërë shërbim i keq për serbët dhe shqiptarët”, e tash edhe me imponimin e Planit Ahtisari.

“Shumë vende që kanë një problem me separatizmin nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës, jo për shkak të Serbisë, por për veten time, sepse kjo do të ishte ftesë për separatizëm”.

Jeremic madje shkon aq larg, sa që thotë se serbët në Kosovë gjatë historisë janë diskriminuar disa herë më shumë se shqiptarët, dhe se “shqiptarët ishin në pozitë të keqe vetëm në kohën e Milosevicit.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)