26 Dhjetor 2024

Jeremiç: Kushtëzimi i Serbisë me Kosovën do të ishte gabim

Beograd, 13 qershor - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar sot se do të ishte një gabim i madh në këtë moment të kushtëzohen hapat e mëtejshëm të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me presione që i referohen dialogut me Kosovën.

“Serbia është shumë e përkushtuar të realizojë të ardhmen e saj në BE, por nuk mund të pranojë koncesione në procesin e dialogut që do të shkelte pozicionin kushtetues të shtetit tonë”, është shprehur Jeremiç para gazetarëve në Bratisllavë pas takimit me shefin e diplomacisë sllovake, Mikulas Dzurindën.

Sipas tij do të ishte një gabim i madh të ngarkohet dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës me çështje ekstreme ose të përshpejtohet pa ndonjë arsye,ndërsa shtoi se Serbia është e gatshme edhe në të ardhmen për kompromise racionale e të arsyeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)