11 Janar 2025

Jeremiç: Kosova jo në OKB, pa thënë Serbia

Beograd, 31 janar - Ish-shefi i diplomacisë serbe dhe kryesuesi aktual i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiç thotë se Kosova “është larg nga OKB-ja”.

Sipas tij, nuk ka mënyrë që ajo t’i përafrohet OKB-së, “derisa për këtë nuk vendos Serbia”, ka thënë Jeremiç  për RTS.

Ku bëhet fjalë për krahasimin e Kosovës me Palestinën, e cila ka realizuar statusin e shtetit joanëtar të vëzhguesit, Jeremiç thekson se ky krahasim nuk ka justifikim, sepse AP-ja e KB-ja  morën vendimin për Palestinën, vetëm pasi për këtë vendosi Këshilli i Sigurimit.

“Do të ishte mirë sikur pa vendimin e KS-së të KB-së Prishtina ta provojë këtë, sepse kjo do të përfundonte në atë mënyrë që për 10 vjet do ta ‘shtynte’ shqyrtimin për këtë.\"

\"Unë do të doja që ata të provojnë, sepse jam i sigurt se Prishtina atëhere seriozisht do t’i përkushtohej bisedimeve me Beogradin, sesa që po bën tani”,- ka thënë Jeremiç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)