Jeremic kërkon hetim për organet në OSHA
Beograd, 6 qershor - Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, të dielën në San Salvador, iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Shteteve Amerikane (OSHA), që të mbështesin hetimin e trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë.
Ne do të këmbëngulim që përmes hetimeve të zbulojmë të vërtetën e plotë rreth asaj që ka ndodhur dhe për këtë kërkojmë mbështetjen tuaj, ka thënë Jeremic në dialogun vjetor të këtyre vendeve dhe shteteve me statusin e vëzhguesit, në mesin e të cilave është edhe Serbia, transmetoi Evropa e Lirë.
OSHA ka 35 vende anëtare nga Amerika Jugore dhe Veriore dhe rajonit të Karaibeve.
Jeremic e ka përmendur raportin e Dick Martyt në bazë të të cilit u miratua edhe një rezolutë e Këshillit të Evropës, rreth trafikimit të organeve njerëzore dhe ku përfaqësuesit kryesor të shtetit të Kosovës përmenden si udhëheqës të organizatave kriminale.