22 Dhjetor 2024

Jeremić: Jemi për kompromis nëse është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Budapest, 3 mars – Gjatë vizitës së tij në Hungari ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremić, u shpreh se Serbia është e gatshme që në çështjen e Kosovës të gjejë një kompromis, nëse është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pasi kjo çështje duhet zgjidhur në bazë ligjore dhe rrugë diplomatike.

Por ai përsëriti se midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës Serbia do të zgjedhë këtë të fundit.

Bashkëbiseduesi i tij, ministri i jashtëm hungarez Peter Balazs, tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Serbinë në përpjekjet për anëtarësim në BE.

Ai shtoi se gjatë takimit është folur për Kosovën dhe për pakicën hungareze, që jeton në Vojvodinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)