23 Dhjetor 2024

Jeremic: Jemi optimistë për kompromis

Beograd, 30 nëntor - Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi është optimist se në bisedimet e reja me palën kosovare do të arrihet një kompromis.

“Ne sinqersisht shpresojmë për kompromis dhe që konflikti të mos thellohet më tej”, është shprehur Jeremic për të përditshmen “Blic”.

Ai ka theksuar se bisedimet duhet të fokusohen tek statusi i Kosovës, gjë të cilën Prishtina e ka refuzuar gjithmonë.

“Rrënjët e shumë problemeve që do të përpiqemi të zgjidhim qendrojnë në faktin se Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje tërësisht të kundërta përsa i përket statusit”, ka nënvizuar Jeremic.

Ndërkohë, Serbia ka miratuar strategjinë e bisedimeve me Kosovën dhe ka caktuar personat që do të drejtojnë delegacionin serb.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)