Jeremiç: Do vazhdojmë të bëjmë përpjekje për Kosovën
Beograd, 18 shkurt - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremië, ka deklaruar se Serbia ka siguruar mbështetjen e këtyre vendeve për çështjen e Kosovës.
Jeremiç ka deklaruar se përpjekjet diplomatike të Serbisë për Kosovën, tashmë janë në fazën e rëndësishme, por mbesin detyra të vështira.
"Por ne sikurse deri tani do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje maksimale", ka thënë Jeremiç.
Ministri i Jashtëm serb, sipas agjencisë Fonet, ka shtuar se delegacioni serb në Manila ka pasur numër të madh takimesh me përfaqësuesit më të lartë të vendeve të Lëvizjes së të Painkuadruareve nga e gjithë bota, dhe se është i kënaqur me ato takime.
Jeremiç të enjten do t'i drejtohet pjesëmarrësve në konferencë me një fjalim rasti.