25 Dhjetor 2024

Jeremiç: Bosnja e Kosova, dy çështjet e pazgjidhura të Ballkanit

Beograd, 18 maj - Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar sot në Athinë, se Bosnja Hercegovina dhe Kosova, janë dy çështjet e pazgjidhura të rajonit.

Sipas Jeremiçit, megjithë sfidat me të cilat përballet stabiliteti në Balkanin Perëndimor, do të sigurohet një rrugë për kompletimin e konsolidimit të procesit demokratik.

Në konferencën ndërkombëtare të revistës “The Economist”, Jeremiç, ka thënë se tani është koha e duhur që përfaqësuesit legjitim të Bosnjes të marrin përgjegjësitë për udhëheqjen e vendit ndërsa ka thënë se zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje duhet të mbyllet.

Duke folur për Kosovën, Jeremiç, ka përsëritur se “Serbia nuk do ta njoh, e as që do ta pranojë ndonjëherë, përpjekjen për ndarjen e Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)