Jeremiç: Bisedime pas vendimit të GJND-së
Beograd, 18 shkurt - Kryediplomati serb Vuk Jeremiç deklaron se Beogradi do të kërkojë bisedime të reja për statusin e Kosovës, pasi të publikohet vendimi i GJND-së lidhur me legjitimitetin e pavarësisë së saj.
Pas vendimit të gjykatës, Beogradi do të bëjë çmos për ripërtëritjen e dialogut mbi statusin, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, ka pohuar Jeremiç.
Deklarata e shefit të diplomacisë serbe vjen në një moment kur Kosova po feston dy vjetorin e shpalljes së pavarësisë.