Jep dorëheqjen kryeministri finlandez Jyrki Kataine
Helsinki, 7 prill - Kryeministri finlandez, Jyrki Kataine njoftoi të dielën largimin nga posti në muajin qershor. Ai gjithashtu nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarin e Partisë së Koalicionit Kombëtar.
"Kreu i ri i partisë që do të dalë nga zgjedhjet do të më zëvendësojë automatikisht në postin e kryeministrit," tha Katine.
Përveç dorëheqjes, kryeministri finlandez shprehu gatishmërinë për të zërë vendin e Komisionerit të Bashkimit Europian për Ekonominë dhe Tregjet, Olli Ren, i cili do të largohet nga posti muajin tjetër.