Jemeni njeh Pavarësinë e Kosovës
Sana, 11 qershor - Jemeni ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale.
Sapo bisedova me ministrin e Jashtëm të Jemenit, Abu Bakr Al Kirbi, i cili me konfirmoi vendimin e shtetit të tij për njohjen e Republikës së Kosovës, ka shkruar Hoxhaj.
Njohja nga Jemeni vjen vetëm dy muaj pas vizitës së ministrit Hoxhaj në këtë shtet dhe pritet të ndikojë edhe tek vendet e tjera të Lindjes së Mesme që të njohin shtetin e Ballkanit.
Republika e Jemenit gjendet në Azinë Perëndimore dhe ka një territor që përfshin tërë pjesën jugperëndimore dhe jugore të gadishullit arabik.
Shteti kufizohet me Arabinë Saudite në veri, me Detin e Kuq në perëndim, me Gjirin e Adenit dhe Detin Arab në veri dhe Omanin në lindje.
Kryeqytet i Jemenit është Sana, ndërsa popullsia e tij është rreth 23 milionë e 833 mijë banorë.