Jean Claude Schlumberger, kreu i ri i OSBE-së në Kosovë
Vjenë, 11 shtator - Ambasadori i deritanishëm francez në Maqedoni, Jean-Claude Schlumberger, do të marrë kryesimin e misionit të OSBE-së në Kosovë.
Një vendim i tillë është marrë nga presidenca irlandeze e OSBE-së, pasi kreut të tanishëm të OSBE-së në Kosovë, ambasadori austriak Werner Almhofer, i ka skaduar mandati katërvjeçar.
Jean-Claude Schlumberger ka shërbyer si ambasador i Francës në Maqedoni në tre vjetët e fundit, prej vitit 2009, ndërsa karrierën e tij në MPJ-në franceze e ka nisur në vitin 1972.