25 Dhjetor 2024

Japonia goditet sërish nga një tërmet, alarm për tsunami

Tokio, 11 prill - Japonia është goditur sërish nga tërmeti ndërkohë që është rritur alarmi se tsunami do të godasë brigjet japoneze.

Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti mediatik BBC i cili thekson se një tërmet prej 7.1 ballësh ka goditur Japoninë ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima nga tërmeti.

Sipas mediave epiqendra e tërmetit është rajoni i Iwakis pranë centralit të Fukushimës ku mësohet se janë evakuar edhe punonjësit e këtij centrali.

Mësohet se është rritur paniku se tsunami do të godasë sërish brigjet japoneze ndërkohë që theksohet se dallgët mund të arrijnë deri në 1 metër lartësi.

Ndërkohë sot shënohet një mujori i tërmetit dhe tsunamit shkatërrues, që shkaktoi vdekjen e mëse 13 mijë personave, ndërsa afro 14500 ende konsiderohen të zhdukur. Tërmeti i 11 marsit ishte me intensitet 9 ballë i shkallës rihter.

Nga kjo katastrofë natyrore wshtw dëmtuar edhe centralin atomik Fukushima, duke shkaktuar emergjencën më serioze atomike në botë, pas Çernobilit në vitin 1986.

Kryeministri Naoto Kan ka premtuar se të mbijetuarit e tërmetit dhe cunamit nuk do të braktisen “kurrë”.

Vlerësohet se rindërtimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami do të kushtoj afro 300 miliardë dollarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)