Japonia goditet nga një tërmet me magnitudë 6,1
Tokio, 16 janar - Një tërmet me magnitudë 6,1 është regjistruar në ishullin Ogasawara, në jug të kryeqytetit të Japonisë, Tokio.
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), një tërmet me magnitudë 6,1 u regjistrua në bregun perëndimor të Ogasawara.
Pas tërmetit të regjistruar në një thellësi prej 400 kilometrash, nuk paralajmërua për "valë gjigante".
Ishulli Ogasawara, i cili është i lidhur administrativisht me Tokion, ndodhet 1.000 kilometra në jug të kryeqytetit.