13 Janar 2025

Japonia goditet nga një tërmet 5.5 shkallësh

Tokio, 10 nëntor - Një tërmet me intensitet preliminar 5.5 shkallë e ka tronditur pjesën lindore të Japonisë, përfshirë kryeqytetin Tokio.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima në njerëz apo dëme materiale, nga dridhja e sotme e tokës, ndërsa zyrtarët thanë se nuk ka indikacione se është shkaktuar cunami.

Zyrtarët, poashtu, thanë se duket se tërmeti nuk ka pasur ndonjë ndikim në kapacitetet atomike.

Epiqendra e tërmetit ishte në provincën jugperëndimore Ibaraki, afër Tokios.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)