Japonia goditet nga një tërmet 5.1 ballë
Tokio, 25 mars - Një tërmet me magnitudë prej 5.1 ballë goditi brigjet e prefekturës lindore Fukushima në Japoni, njoftoi sot Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).
Agjencia tha se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 50 kilometrash dhe se nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami.
Më 16 mars, një tërmet 7.4 ballë u regjistrua në të njëjtën zonë, duke lënë të vdekur 3 persona dhe mbi 200 të plagosur.