13 Janar 2025

Japonia do të jetë lidere e Azisë

Tokio, 29 tetor - Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe thotë se vendet tjera duan që Japonia të luajë një rol më vendimtar si udhëheqëse e kontinentit të Azisë, jo vetëm në fushën ekonomike por edhe në atë të sigurisë, duke iu kundërvënë fuqisë në rritje të Kinës.

Abe tha për “Wall Street Journal” se ka pasur shqetësime se Kina e ka ndryshuar status quo-në me forcë, duke marrë epërsinë në kontinent. Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Japonisë kanë qenë të tendosura gjatë viteve të fundit.

Kina tha të shtunën se nëse Japonia do të rrëzonte ndonjërin nga avionët luftarake kinezë, ajo do ta konsideronte këtë verpim si "një akt lufte" ndaj Pekinit.

Kina me anë të një deklarate ka bërë të ditur se në bazë të konventave dhe normave ndërkombëtare do të vazhdojë fluturimi i avionëve luftarake dhe dronëve në ujërat e detit lindor.

Ndërkohë dje ministria e mbrojtjes e Japonisë ka njoftuar se do të asgjësojë çdo avion i cili shkel hapësirën territoriale dhe hapësinore të këtij vendi. Deklaratës së ministrisë japoneze të mbrojtjes i është përgjigjur pala kineze e cila nga ana e saj ka thënë se fluturimi në hapësirën e detit të lindjes kryhet në bazë të konventave dhe normave ndërkombëtare.

Kina nuk ka shkelur asnjëherë territorin e ndonjë vendi dhe nuk lejon që një vend tjetër të shkelë territorin e saj, thuhet në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes së Kinës.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës nga ana e tij ka thënë se nëse Japonia kryen ndonjë veprim kundër dronëve kinezë, Pekini do t’i përgjigjet definitivisht. Kohët e fundit Japonia ka pretenduar se Kina me anë të dronëve të saj ka shkelur hapësirën ajrore të ishujve Diaojo.

Ishujt në Detin e Kinës Lindore, janë nën kontrollin e Tokios, por ata pretendohen edhe nga Pekini.

Analistët thonë se rivaliteti mes të dyja kombeve vjen për shkak të zhvendosje të fuqisë të krijuar nga rritja ekonomike dhe diplomatike e Kinës në rajon, ndërsa Japonia duke qenë e zhytur në një krizë ekonomike dy dhjetëvjeçarësh roli i saj në Azi është i zbehtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)