15 Janar 2025

Japonia do të fuqizojë bashkëpunimin ekonomik më Kosovën

Tokio, 14 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi që po qëndron në vizitë zyrtare në Japoni në krye të delegacionit të Kosovës filloi takimet zyrtare në Tokio me Grupin e Parlamentarëve japonezë, Ruy Shionoya, Sadakazu Tanigaki, ministër i Drejtësisë, Takao Makino, zëvendës ministër i Punëve të Jashtme dhe zSeishiro Eto, zëvendës kryetar i Parlamentit.

Në takim, kryeministri Thaçi falënderoi qeverinë japoneze për ndihmën e dhënë Kosovës në periudhën rindërtimit të pasluftës, si dhe kontributin e vazhdueshëm të Japonisë, e cila e njohu pavarësinë që në ditët e para pas shpalljes.

Kryeministri Thaçi foli për mundësitë dhe lehtësitë që ofron Kosova për investimet e huaja dhe ftoi investitorët japonezë që të investojnë në Kosovë në të gjithë lëmenjtë e ekonomisë.

Po ashtu, kryeministri Thaçi i njoftoi zyrtarët e lartë japonezë për procesin e bisedimeve në Bruksel, për arritjen e marrëveshjes dhe për fazat e implementimit të Marrëveshjes. Kosova është duke luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e paqes dhe të stabilitetit rajonal, tha Thaçi.

Kryeministri Thaçi kërkoi nga zyrtarët japonezë ndihmën e Japonisë në ato shtete ku ka ndikim për të ndihmuar anëtarësimin në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Në të njejtën kohë, kryeministri Thaçi kërkoi që Japonia të përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare në të gjitha fushat e sportit, në ndeshje miqësore, por edhe zyrtare brenda UEFA dhe FIFA-s.

Synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB, tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri i  Kosovës kërkoi nga parlamentarët japonez që të ndikojë që Japonia të heq vizat për qytetarët e Kosovës, për diplomatët, studentët dhe afaristët.

Po ashtu, kryeministri Thaçi e njoftoi delegacionin për krijimin e një grupi parlamentar për promovimin marrëdhënieve bilaterale mes Japonisë dhe Kosovës.

Delegacioni japonez shprehu mirënjohje dhe falënderim për vizitën e kryeministrit Thaçi, për qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, si dhe për njoftimet e hollësishme për zhvillimet në Kosovë.

Kryesuesi i delegacionit mikpritës, Ruy Shionoya ndër të tjera tha se qeveria dhe parlamenti japonez do të shikojnë  mundësitë e zhvillimit të lojërave miqësore ne mes ekipeve të dy vendeve dhe shprehu besimin që edhe Kosova të ftohet në lojërat olimpike Tokyo në vitin 2020.

Anëtarët e delegacionit japonez  theksuan se do të angazhohen që të rritet bashkëpunimi ekonomik midis Japonisë dhe Kosovës.

Japonia do të mbështet paqen dhe stabilitetin në rajon, do të fuqizojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik, si dhe do te shikojë qasjen e Republikës së Kosovës në kreditë e buta – u tha në takim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)